Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten rajoni më i goditur nga pandemia COVID-19 si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga numri i viktimave.

Sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 155 mijë e 596 raste të reja me COVID-19 dhe 1 mijë e 189 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë është 13 milionë e 244 mijë e 417 dhe 266 mijë e 47 viktima nga COVID-19.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve, si dhe raste të riatdhesuara.

Global