Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot realizoi takim me drejtorët e kopshteve për fëmijë, me të cilët ka biseduar për sfidat, me të cilat ballafaqohen në kohë të pandemisë, rëndësinë e respektimit të ashpër të Protokollit për parandalim dhe mbrojtje nga përhapja e virusit si mekanizëm themelor mbrojtës dhe çështje tjera të rëndësishme për funksionimin e papenguar të kopshteve për fëmijë, kumtoi MPPS.

Në takimin, i cili për shkak të pandemisë nga Kovid-19 u mbajt onllajn dhe në të cilën morën pjesë rreth 70 drejtorë, u konstatua se gjendja në kopshtet për fëmijë është stabile si rezultat i respektimit të masave për mbrojtje nga përhapja e virusit, e konfirmim për këtë, siç u tha, janë edhe numrat e rasteve pozitive të Kovid-19, të të punësuarve dhe fëmijëve, të cilat nuk janë shqetësuese.

“Edukimi dhe arsimimi i më të rinjëve në shoqëri – fëmijëve, është punë që kërkon përkushtim të madh dhe kujdes të duhur. Nga ana e Ministrisë e keni tërë përkrahjen në punë dhe vazhdojmë së bashku të punojmë në zgjidhjen e të gjitha sfidave, të cilat dalin nga përditshmëria dhe sigurimi i qëndrimit të sigurtë në kopshtet për fëmijë. Nëse i respektojmë masat për mbrojtje nga Kovid-19, sigurojmë kopshte të sigurta edhe për të punësuarit, edhe për fëmijët”, tha Shahpaska.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se takimet dhe bisedat e tilla, janë me rëndësi të madhe për të gjitha palët, pasi që mundësojnë koordinim më të mirë në funksionimin e Institucioneve publike.