Një prodhues arkivolesh indonezian, u bë një milioner, pasi një meteorit me vlerë 1.4 milion paund u rrëzua në çatinë e shtëpisë së tij. Josua Hutagalung, 33-vjeçari, ishte duke punuar me bërjen e një arkivoli pranë shtëpisë së tij, kur një meteor mbi verandë, në buzë të dhomës së tij në Kolang, Sumatra Veriore.

Meteori me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në verandë dhe përfundoi në 15 centimetra thellë në tokë. 33-vjeçari, i cili arriti të gërmonte meteorin tha se ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur e preku. Metoeritet janë me çmim sipas gramit, me varietetet më të lira të shkëmbinjve të pastër që arrijnë nga 0,50 deri në 5,00 paund për gram.

Vlerësohet se meteori që ra mbi shtëpinë e 33-vjeçarit është afërsisht 4.5 miliardë vite i vjetër dhe klasifikohet si Condrit karbonik CM1 / 2, një varietet jashtëzakonisht i rrallë me vlerë rreth 1.85 milion dollarë, ose 857 dollarë për gram.

Ndërkohë, 33-vjeçari është shprehur se:

“Zhurma ishte aq e fortë sa edhe pjesët e shtëpisë u drodhen. Dhe më pas pash që çatia ishte dëmtuar. Shumë njerëz kanë ardhur, nga kureshtja dhe duan të shohin gurin.”

T mobile In article [4]