Në 11 muajt e kaluar të këtij viti, deri më sot, në rajonin e gjerë të Tetovës, gjithsej 1182 persona u zbuluan dhe sanksionuan për drejtimin e automjeteve, kryesisht veturave, pa kaluar një provimin për patentë shoferi informon Tetovasot . Për të gjithë janë përgaditur parashtresa adekuate dhe do të përballen me një gjobë prej 300 eurosh në kundërvlerë të denarit. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë sanksionuiar edhe 356-vozitës fillestarë, të cilët nuk i kanë përmbajtë përkufizimet ligjore të parapara për këtë kategori të vozitësve dhe për këtë shkelje është paraparë një gjobë prej 200 eurosh në kundërvlerë me denarë.
Në zonën e Gostivarit, numri i përgjithshëm i personave të zbuluar pa patentë shofer në periudhën në fjalë është 425, kurse për shoferët fillestarë – 64.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe një herë u bën apel individëve që të mos ulen pas timonit pa kaluar provimin për patentë shoferi dhe të mos vënë në rrezik sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. SPB Tetovë gjithashtu rikujton se pronarët e automjeteve që u japin veturën e tyre të drejtojnë persona pa patentë shoferi sanksionohen në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Gjoba për këtë shkelje ligjore është 300 euro në kundërvlerë me denarë.Tetovasot