Sot (26.11.2020) në ora 18.00, efektivët e policisë nga Stacioni policorë Tetovë e kanë arestuar personin M.H. (38) nga Tetova, i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Tetovë, për vuajtje të dënimit me burg për një afat prej dy vjetësh, në lidhje me nenin 141 paragrafi 2, alinea 1, të Kodit Penal të RMV-së. Personi në fjalë është dërguar në Burgun e Idrizovës, për vuajtjen e dënimit.