Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk ka informacion sa saktë para janë marra, por e konfirmon grabitjen e armatosur.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në SPB Tetovë u raportua se dy persona me kërcënim me armë morën para nga një bastore në Tearcë të Tetovës”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Pas raportimit të çështjes, është kryer inspektim dhe janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.