Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Levitating” në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma.

Dua Lipa ishte e nominuar në dy kategori, atë të artistes së preferuar dhe për këngën e preferuar, që të dyja në zhanrin pop/rok.

Me këngën “Don’t Start Now”, Dua arriti ta fitoj çmimin si kënga më e preferuar e zhanrit pop/rock.