Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, ka njoftuar se do të paraqes padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sepse autoritetet në Prishtinë ia ndaluan hyrjen në Kosovë.

Vesiq deklaroi për TV Pink se pret që gjykata t`ia thotë nëse lejohet ndalimi i lëvizjes së njerëzve në Evropë, transmeton Klan Kosova.

Ai përsëriti se si arsye e ndalimit të hyrjes së tij në Kosovë të hënën i ishte dhënë “rreziku për sigurinë” dhe vlerësoi se kjo ishte një arsye “zyrtare” .

Sipas Vesiqit, arsyeja thelbësore ishte ajo që ishte dashur të bënte në veri të Mitrovicës “domethënë të nënshkruante një statut për binjakëzimin e atij qyteti me Beogradin”, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se duhej të kishte vizituar punimet në ndërtesën e banimit atje për të akomoduar 20 familje refugjatësh që kanë jetuar në strehim kolektiv për më shumë se 10 vjet, si dhe në ndërtimin e një parku dhe sheshi lojërash të financuar nga Beogradi.

Nënkryetari i Beogradit deklaroi gjithashtu se bashkëpunimi midis qyteteve po promovohet në BE, dhe se siç tha ai “Prishtina dje u përpoq të parandalonte bashkëpunimin midis Beogradit dhe veriut të Mitrovicës”, transmeton Klan Kosova.

Global