Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të lejojë mbledhjen e Kuvendit gjatë ditës së enjte duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët.

Duke marrë parasysh rëndësinë e Kuvendit, në kalimin e ligjeve apo vendimmarrje të tjera që nuk mund të bëhen online, Komiteti ka vendosur që të lejojë seancën e të enjtes, e cila do të mbahet nën zbatimin e rreptë të masave anticovid.

Në seancën e të enjtes është parashikuar një interpelancë me kreun e qeverisë Edi Rama, e cila është thërritur nga ana e deputetit të opozitës Ralf Gjoni, lidhur me situatën e Covid 19 në Shqipëri, dhe për mënyrën si po menaxhohet ajo nga ana e autoriteteve.