Këngëtari i mirënjohur i këngëve të vjetra qytetare, Ismet Peja, ndërroi jetë mëngjesin e 23 nëntorit në moshën 83 vjeçare.

Këtë e bëri të ditur vet djali i tij Visar Peja, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai njoftoi poashtu miqtë e familjarët se varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 15:00.

Shumë figura të njohura shqiptare e kujtuan këngëtarin përmes vargjeve të tija të njohura që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Ndër ta është edhe këngëtari Shkelzen Jetishi i njohur ndryshe si Xeni, ai i cili kujtoi atë përmes disa fjalive mjaftë prekëse.

“U merzita shume kur mora vesh se Baca Ismet ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja se afermi,e ta kem si shok e te pijm caffe e te benim muhabete per muziken qe aq shum e deshi,per kengen qe veq Baca diti ta kendonte aq bukur.

Edhe me krenar me beri Baca qe me dha mundesine te bashkpunojme me te.

Veprat dhe kontributin tend ne muziken shqiptare do ta kujtojm me shume rrespekt.

Lamturmire miku im!!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe”, përfundoi Xeni.