Bazuar në një kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, pas konsultimeve që kemi kryer, nga e hëna edhe 12 mjekë dhe 20 infermiere do t’i forcojnë ekipet ushtarake që aktualisht po ndihmojnë në shëndetësi. Unë pres që ky operacion të zhvillohet të hënën, paralajmëroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska.

Lidhur me vendin ku do të sigurojë ushtria, ajo theksoi se policia dhe forcat ushtarake do të përqendrohen në mbështetjen e institucioneve shëndetësore.

“Dje presidenti e mori vendimin dhe sot, këtë mëngjes, Ministria e Punëve të Brendshme koordinon me Ushtrinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për atë se cilët njerëzit, ku do të vendosen. Unë pres që vendosja të fillojë nesër, bazuar në kërkesat nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Shekerinska.

Këto vendime, shtoi, nuk janë miratuar as nga MB-ja ose Ushtria, por miratohen së bashku me Qendrën për menaxhim me krizat (QMK) bazuar në kërkesat nga institucionet shëndetësore.

Ushtruesi i detyrës drejtor i QMK-së, Stojançe Angelov sqaroi se bëhet fjalë për sigurimin e institucioneve shëndetësore, ambulancave, kovid ambulancave, ose ndoshta depove në të cilat do të ruheshin mallrat që kanë të bëjnë me krizën shëndetësore.

“Gjatë ditës së sotme, shtabi kryesor në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, policia dhe Ushtria do të përcaktojnë saktësisht se ku dhe kur përfaqësuesit e Ushtrisë do të dalin në mbështetje të policisë. Kjo nuk do të thotë që numri i përgjithshëm i parashikuar në vendimin e Komandantit suprem nga nesër do të jetë në rrugë. Vetëm aq trupa sa është e nevojshme në këtë fazë do të aktivizohen”, tha Angelov.