Ish-drejtuesi i FLD dhe Flotës Tregtare Petrit Myftiu është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë me dije ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare Artur Meçollari i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij.

“Forca Detare dhe personeli i saj humbën një koleg dhe një drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve për FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve”, shprehet ai.

Statusi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.

Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humbën një koleg dhe një drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve për FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve.

Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.