A ndiheni të turpëruar nga deklaratat e Zaevit?

A doni të ndryshoni diçka sepse e dini që nuk shkon më kështu dhe nuk doni të jeni bashkëpunëtor në shkeljen e eshtrave dhe viktimave të ilindenasve, partizanëve, heronjve?

Tani është koha për të protestuar, që nesër të mos jetë vonë.

Maqedonia bashkohet kundër Zaevit, kundër kundërshtarit të përbashkët, kundër mohuesve të historisë, identitetit dhe gjuhës maqedonase. Gjithnjë e më shumë njerëz inkurajohen të ngrihen për atë që është e shenjtë dhe për të cilën brezat kanë luftuar dhe janë zhdukur dhe që tani po shitet.

Gjithnjë e më shumë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë dallime në shumë pika, janë të bashkuar në një – sepse e dinë se nuk ka kthim nga këtu. Dhe ne nuk devijojmë qoftë edhe një hap nga ajo që është e jona.

Shkupi e dëshiron lirinë që është paguar shtrenjtë dhe Shkupi proteston. Bëj thirrje për një protestë mbarëkombëtare nesër, duke filluar nga ora 12:30, e cila do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë. Për shkak të infeksionit me koronë, protesta do të bëhet me vetura dhe në ora 12:30 pasdite do të nisemi drejt Qeverisë nga dy lokacione, QS “Boris Trajkovski” në Komunën e Karposhit dhe QS “Jane Sandanski” në Komunën e Aerodromit.

Për të mirën e Maqedonisë, themi së bashku: Dorëheqje e Zaevit, liri popullit!

Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, statusi në Fejsbuk