Pa dyshim që qëndroj pas kryeministrit Zoran Zaev dhe synimeve të tij të sinqerta në hapjen e rrugës për fillimin e negociatave, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Në një intervistë për “Eurofokus” në TV Tellma, Mariçiq mes tjerash tha se vendi ka bërë rrugë të gjatë dhe të mundimshme për të arritur pikën e fillimit të negociatave dhe kjo, sipas tij, është dhe një tjetër përpjekje shtesë për të hapur perspektivën dhe për të lëvizur vendin drejt ardhmërisë.

Ai vlerësoi se në periudhën e ardhshme është e rëndësishme të gjendet mënyrë sesi kontestet dypalëshe do të funksionojnë në korniza të negociatave.