Puntata e mbrëmshme e “Shiko kush luan” iu dedikua festave të 28-29 Nëntorit, me sfidat, lojërat dhe performancat të përshtatura për këtë rast. Gjatë programit, por edhe në rrjetet sociale, tërhoqi jo pak vëmendje edhe veshja e moderatores Luana Vjollca, e cila i kishte qëndruar sërish besnike brandit “Alexander McQueen”.

Siç Luana thotë ky është një prej fustaneve më ikonikë të markës së famshme dhe këtë e tregon dhe çmimi i tij. Sipas faqes së Instagram-it, “Shqip closet”, që herë pas here na jep detaje në lidhje me veshjet e personazheve të njohur, fustani “Haute Couture” SS20 kushton 14 mijë euro. Ndërkohë takat e “Louboutin”, që moderatorja ka zgjedhur për t’i kombinuar me veshjen, kushtojnë 575 euro.

Mund të biem dakord që Luana duket më sexy se modelja që kanë zgjedhur për fustanin. Ndërkohë, gjatë emisionit Luana mbajti veshur edhe kostumin tradicional më të vjetër shqiptar.

Tani le të vendosim se me kë duket më bukur…