Agjencia Europiane e Barnave ka deklaruar se Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rënde me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psiqike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Kjo deklaratë vjen pasi Agjencia Europiane e Barnave shqyrtoi të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-tës, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psiqike tek pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.

Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA./ Opinion.al