Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e fundit në Fushë-Bulqizë, ku 22-vjeçari Elidon Basha mbeti i vrarë me armë gjahu.

Sipas policisë, ai u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, 27-vjeçari, Klodian Kola.

27-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, teksa raportohet se janë sekuestruar edhe disa materiale si arma e gjahut, elektrik dore dhe motori me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah.