Rritet numri i dyqaneve të mbyllura në Tetovë. Vetëm muajin e fundit në çarshi janë mbyllur dhjetëra biznese dhe po aq punëtorë kanë ngelur pa punë.

“Një pjesë e pronarëve të dyqaneve që ende janë të hapura thonë se, kriza po i shtyp çdo ditë e më shumë, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre, planifikojnë mbylljen”

“Shumë ka rënë puna tek ne, më se 50 për qind ka ra puna tek ne. Meqë nuk punojnë butilet e ne varemi prej tyre njëjtë jemi edhe ne. Më tepër se gjysma janë mbyll nuk kanë ti paguajnë qiratë kontributet”

“Kriza ka ndikuar me diku rreth 85 për qind. Ka ra puna totalisht, shitja nuk ka aspak rimë kot. Shumica janë mbyllur po ende do mbyllen sepse vështirë është shumë”

“Çdo ditë e njëjta temë diskutohet, pra mbyllja dhe largimi nga Çarshia. Në këtë profesion që punojmë ne, vërtetë nuk kemi edhe ku të drejtohemi sepse profesioni ynë është më i ndryshëm nga tjetrit. Kështu që ngelim aty ku jemi dhe çdo ditë mendojmë për ta mbyll”

Nga ministria e ekonomisë thanë për Alsat se bizneset mikro dhe të vogla do t’i ndihmojnë me rreth 31 milion euro kredi pa kamatë, ndërsa për vitin e ardhshëm në buxhet janë paraparë 50 milion euro ndihmë të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Bashkim Sulejmani