Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

Tmusiq, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në skuadrën malazeze, po ashtu edhe në Ligën Aba 2.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.

Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.

T mobile In article [4]

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.