Një peshkatar 32 vjecar është zhdukur në Durrës, në zonën e njohur si “Currila”.

I riu, i identifikuar si Silvi Prifti kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët janë alarmuar pasi janë gjetur rrobat e tij në afërsi të Currilave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet me polumbarët dhe forcat detare.

Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak:

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.