Të qenit i uritur ka një efekt negativ në të mësuarit dhe në punë, madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Por nga ana tjetër, shumë njerëz mendojnë se të flesh pa ngrënë është në ide e mirë sepse mund të të ndihmojë të dobësohesh. Por shkenca ka provuar të kundërtën dhe madje ka vërejtur shumë efekte anësorë që shkakton uria. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë pse nuk duhet të flini të uritur.

Mund të humbisni masën muskulare

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund të mos hani darkë, por ju duhen lëndë ushqyese për të kthyer proteinat në muskuj.

Mund të fitoni peshë

Ju mund të jeni duke tentuar të humbni peshë duke mos ngrënë darkë, por mund të ndodhë e kundërta. Studimet kanë treguar se duke mos ngrënë para gjumit, kur të zgjoheni në mëngjes ushqimi mund të bëhet dy herë më shumë joshës dhe do të hani më shumë sesa një mëngjes normal. Në këtë rast, ka shumë gjasë të shtoni peshë.

Mund të flini keq

Shumica prej nesh me siguri e kanë provuar të flenë të uritur. Barku është bosh dhe mendimi i vetëm që ju sillet në mendje është ushqimi. Kjo gjendje do ju pengojë të flini mirë. Nëse ndiheni të uritur, të paktën hani një kastravec dhe pini pak ujë.

Mund të humbisni energjitë tuaja

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” për t’ju mbajtur aktiv gjatë ditës. Është shumë e rëndësishme të ndiheni mirë në mëngjes sepse duhet të shkoni në punë dhe truri duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vërejtur se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni. Nëse vendosim të qëndrojmë të uritur një natë më parë dhe të zgjohemi me humbje të energjisë dhe me humor të keq, kjo do të jetë e dëmshme për ju.