Si presidenti i Republikës së Maqedonisë në dy mandate në shumë deklarata të mia për publikun maqedonas qartë dhe direkt thash ndërsa tani përsëris: “Kur jeni të gatshëm ta zgjidhni një çështje me çdo çmim, atëherë çmimi është më i lartë. Çmimi i zgjidhjes së këtillë të çështjes maqedonase është shkatërrim juridik dhe historik i popullit maqedonas, sepse pa popullin maqedonas, nuk ka as çështje maqedonase. Me fjalë të tjera, çështja e identitetit do të zgjidhet me shkatërrimin e tij. Me këtë, Republika e Maqedonisë dhe populli maqedonas janë futur në humnerë juridike, politike dhe historike. Kutia e Pandorës është hapur. Tani, gati secili merr të drejtë që ta mohojë atë që është e drejtë e jona e arritur. Edhe atë, në disa nivele dhe në disa raste. Ekzistojnë çështje për të cilat nuk negociohet, të drejta të arritura për të cilat nuk bisedohet, linja të kuqe përmes së cilave nuk kalohet”.

Precedent i paparë është që për kontekst politik politikanët të japin interpretime historike të fakteve. Karakteri antifashist i Luftës Maqedonase në Luftën e Dytë Botërore dhe kontributi për çlirim nga nacizmi dhe fashizmi në Evropë asnjëherë nuk kanë qenë kontestuese. Askush nuk ka të drejtë, liri dhe nuk është i thirrur që të ndryshojë diçka, të rihetojë fakte, ta rikahëzojë të vërtetën. Nuk është vetëm e papërshtatshme, por edhe e turpshme dhe për keqardhje, edhe për Maqedoninë edhe për maqedonasit.

Dje, populli maqedonas e pa fytyrën e vërtetë të Zaevit. Ky i vetëshpallur “politikan me përvojë” dje dëshmoi se jemi dëshmitarë të tradhtisë kombëtare. Jam i bindur thellë se populli maqedonas (edhe ata që kanë votuar për të) e panë rolin tradhtar të Zaevit dhe klikës së tij.

E pyes publikisht “politikanin me përvojë”, prej nga ai aversion ndaj historisë? Thoni se populli maqedonas jeton në të kaluarën dhe se dëshironi ta shpini në të ardhmen. Por, populli nuk jeton në të kaluarën, por me të kaluarën, edhe atë jo që të urrejë, por që të kujtohet. Ndërsa tani dëshironi t’i censuroni edhe kujtimet kolektive dhe t’i fshini ato.

Në çdo vend demokratik, në çdo vend anëtar të NATO-s të Bashkimit Evropian, për deklarata të këtilla të kryeministrit, bie qeveria.

Në sytë e tu “politikan me përvojë” në vend të virtytit dhe nderit, dashuria për atdheun bëhet mëkat. Sot nuk nevojiten “vetëmohime” të këtilla si i yti. Sot nevojitet që të shikosh në sy dhe të pranosh se Maqedonia është gjithçka që kemi dhe askush nuk mund ta duaj Maqedoninë më shumë se vetë ne.

Populli maqedonas i mësuar nga historia tashmë po bashkohet dhe fillon ta shkruajë Manifestin e ri maqedonas.

Dhe pas gjithë kësaj që ua bëre Maqedonisë dhe maqedonasve, populli maqedonas nuk frikohet. Populli maqedonas e ruan, e kultivon idealin shekullor të mosbindjes.

Të rrojë Republika e Maqedonisë!

dr. Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë 2009-2019