Policia ka dhënë detaje shtesë për arrestimin e një personi gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte tentuar ta aktivizonte një granatë dore.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi në fjalë kishte thënë se do ta hidhte vetën në ajër nëse prindërit e tij nuk do t’i jepnin të holla, transmeton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i PK-së e kishte bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.