Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski deklaroi sot se akuza kundër tij në rastin “i pushtetshmi”, tha se rasti është i motivuar politikisht nga pushteti aktual. Ai madje tha se këtë do ta dëshmoj gjatë procesit gjyqësor. Ndërkohë që nënvizoi se një pjesë e prokurorisë është nën presion të pushtetit.

“Jam i vetëdijshëm se një pjesë e prokurorisë është nën presion të madh të pushtetit aktual. Bëhet fjalë për rast të motivuar politikisht. Andaj them se akuza është e pabazë dhe e paqëndrueshme dhe gjatë procesit gjyqësorë këtë edhe do ta dëshmojmë”, tha Milloshoski.