Një 25 vjeçare ka rrëfyer për Tabloidin e njohur Britanik “ The Sun”, se i dashuri i saj nuk dëshiron që të ketë fëmijë me të, edhe përkundër faktit se ata kishin pasur një lidhje të shëndoshë dashurie.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga psikologia Deidre, në mënyrë që ajo ta ndihmojë atë, se cfarë vendimi duhet marrë.

Por ja se çfarë e sugjeron psikologia Deidre.

E dashura Deidre:

Unë kam humbur fëmijën tim, gjashtë muaj më parë dhe kjo gjë më trishtoi. Pas këtij epilogu tragjik, unë kam kuptuar se jam përsëri shtatzënë, por i dashuri im dëshiron, që unë ta abortojë këtë fëmijë. Kur u takova me të, mendova se ai ishte i vetëm person në botë për mua. Unë jam 25 vjeçare, kurse ai është 24 vjeçar.

T mobile In article [4]

Gjërat kishin rrjedhur kështu. Herën e parë unë isha e tronditur kur kuptova se isha shtatzënë, por në muajin e katër të skanimit, mjeku më tha se fëmija im kishte vdekur në bark. Edhe pse kjo gjë më shokoi unë isha e detyruar të bëja këtë intervenim, prandaj edhe pranova këtë ndërhyrje kirurgjike, kundër fëmijës tim, edhe pse shpirti më dhimbste. Por ajo çka më brengosi edhe më shumë është fakti, që i dashuri im hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ne patëm një mosmarrëveshje mes veti, pasi që unë dola nga spital dhe ai një ditë doli i dehur nga shtëpia, ku më pas kuptova se kishte fjetur me një tjetër vajzë. Ne u ndamë, dhe për dy muaj nuk u pamë më. Por pas dy muajve ai erdhi sërish në derën time, duke mu përgjëruar, e duke më thënë se ishte shumë keq shpirtërisht dhe se më donte shumë marrëzisht, i çmendur si një idiot, dhe unë përsëri i besova dhe iu ktheva atij.

Pas kësaj kohë unë kam mbetur shumë shpejt shtatzënë sërish me të. Dhe tani ai kërkon nga unë që ta heq fëmijën tonë, duke më thënë se për fajin tim u bë kjo punë, por unë nuk dua ta abortojë këtë fëmijë. Unë e dua fëmiun tim. Por tani nuk di se çfarë të bëj? Të lutem Deidre më ndihmo!

Përgjigjja e Deidres:

“Ka mundësi që i dashuri juaj vepron kështu pasi është tronditur nga humbja e fëmiut të parë, dhe ndoshta ai nuk mund ta përballojë dot në qoftë se ju e humbni sërish fëmijën tuaj.

Edhe pse sjellja e tij ndaj jush nuk justifikohet dhe është mizore. Unë ju kuptoj juve se sa gjatë ndoshta keni pritur për këtë fëmijë, por shanset janë që nëse ju do ta mbani, do të mbeteni një prind i vetëm.

A është kjo me të vërtetë atë që ju dëshironi? Dhe nëse ju e dëshironi këtë gjë, atëherë bëni ashtu siç ua thotë zemra juaj”.