Kryetari i degës së BDI në Gostivar njëherit zv.ministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani dërgoi sot mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin.

“Sot të gjithë shqiptarët e shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqip e, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kështu, në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. U miratua vendimi për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Është një datë e rëndësishme kombëtare, andaj ua uroj nga zemra të gjithë shqiptarëve”, uroi Hasani.

Global