Haradinaj duke kujtuar lirimin e dytë nga Haga: Çlirimtarët që po përballen me sfidën e radhës do të kthehen të pafajshëm

Janë bërë tetë vjet prej lirimit për herën e dytë të Ramush Haradinajt nga Tribunali për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi.
Këtë e ka kujtuar vet Haradinaj, duke thënë se me atë rast u dëshmua pastërtia e luftës së UCK-së, transmeton Klan Kosova.
“Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, është shprehur Haradinaj përmes Facebook.
“Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen”.
“Historia shkruhet vetëm një herë!”.