Ka disa lajme të mira për të dashuruarit pas kosit, qoftë ai me fruta ose shqeto. Një studim, i financuar i paraqitur në American Heart Association 2016  thotë se gratë që konsumojnë pesë ose më shumë kos në javë kishin një rrezik 20 për qind më të ulët të zhvillimit të tensionit të lartë se gratë që nuk hanin këtë ushqim.

“Unë besoj se ky është studimi më i madh i këtij lloji deri më sot për të vlerësuar efektet specifike të kosit në presionin e gjakut”, tha autori kryesor i studimit, Justin Buendia, doktorant në Boston University School of Medicine.

Produktet e qumështit, si qumësht pa yndyrë dhe djathë janë të njohura tashmë për vetitë e tyre për të zvogëluar rrezikun e tensionit të lartë, thonë studiuesit, por ky është i pari për të parë efektin e pavarur të kosit. Në fakt, ekipi i mjekëve gjeti një lidhje pozitive midis sasisë ditore të qumështit dhe djathit dhe rrezikut më të ulët të tensionit të lartë, por sipas Buendia, kjo nuk ishte aq e fortë sa efekti i kosit.

Si përfundim duhet të hani të paktën një gotë kos në ditë. Për shkak se efektet e shëndetshme të konsumimit të kosit pesë herë në javë kanë qenë edhe më të theksuara tek gratë që hanin një dietë të ekuilibruar që përfshinte shumë fruta, perime, arra dhe fasule (një ulje 31 për qind për presionin e gjakut, në mënyrë specifike).

Global