Informacionet se zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi është ftuar si dëshmitar nga Tribunali i Hagës lidhur me proceset që po zhvillohen kundër krerëve të ish UÇK-së është lajm i pavërtetë. Këtë sot e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë një deklarate për mediat.

“Unë kam punuar për Tribunalin e Hagës nga viti 1999 deri në vitin 2004. Në Shqipëri, në qytetin e Burelit isha bashkë me hetuesin e Tribunalit të Hagës i cili po hetonte pretendimet e mëparshme për ndonjë krim të mundshëm atje. Hetuesi pas përmbylljes së hetimeve konfirmoi në raportin e tij se nuk kishte asnjë rast që mund të ndërlidhet me krime të bëra në “shtëpinë e verdhë”. Hetuesi e konfirmoi këtë dhe mbylli hetimet, kështu që u them se unë isha atje si përkthyes, si pjesë e Tribunalit të Hagës” ka deklaruar Grubi.

Global