Burime jozyrtare të Lëvizjes Besa thonë se kryetari i kësaj partie do të jetë kandidat për kryetar komune në Tetovë.

Kasami ishte edhe në zgjedhjet e kaluara kandidat ku u mposht në balotazh nga kryetarja e Tetoves, Teuta Arifi.

Nuk dihet nëse Lëvizja BESA i ka bërë matematikat të garojë në koalicion me LSDM-në dhe PDSH-në.

Nga Aleanca për Shqiptarët përfliten 3 emra si kandidat të mundshëm,Arulla Asani, Flakran Bexheti dhe Vullnet Ferati ndërsa nga BDI përflitet se kryetarja aktuale, Teuta Arifi do të garojë edhe për mandatin e tretë./TS/

Global