Presidenti në largim i SHBA-ve Donald Trump dha dritë jeshile për fillimin e tranzicionit zyrtar të pushtetit. “Në interesin më të mirë të vendit tonë unë rekomandoj Emily Murhpy, kreun e Përgjithshëm të Administratës dhe ekipin e saj që të bëjnë atë që duhet duke iu referuar protokolleve fillestare”, theksoi Trump.

– Advertisment –

Administratorja Murphy tha se ajo po vinte 6.3 milionë dollarë fonde në dispozicion të presidentit të zgjedhur. Vendimi për transferimin e pushtetit do të thotë që ekipi i Bidenit më në fund mund të fitojë qasje në agjencitë federale, të komunikojë me zyrtarë dhe të përdorë paratë e financuara nga taksapaguesit për të ndihmuar një tranzicion të qetë. Vendimi gjithashtu lejon që Biden dhe zv/presidentja e zgjedhur, Kamalla Harris, të marrin informacione të rregullta të sigurisë kombëtare, të cilat i pranon edhe Trumpi.

Ekipi i Bidenit mirëpriti fillimin e procesit të tranzicionit. “Vendimi i sotëm është një hap i nevojshëm për të filluar trajtimin e sfidave me të cilat përballet kombi ynë, duke përfshirë vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe ekonominë tonë përsëri në rrugën e duhur”, theksuan nga ekipi i presidentit të zgjedhur, Biden.

Biden shpalli një pjesë të emrave të këshilltarëve. Këshilltarin e tij të vjetër dhe diplomatin veteran, Anthony Blinken, do ta emërojë si Sekretar të Shtetit. Jake Sullivan, do të bëhet këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë si dhe Ish-sekretari i Shtetit, John Kerry, do të emërohet i dërguar i posaçëm presidencial për çështjet e klimës dhe do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

ALSAT