Edhe pak kohë ka mbetur nga largimi i Donlad Trump dhe bashkëshortes së tij Melania nga Shtëpia e Bardhë, pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale.
Por, pyetja më e madhe është se çfarë do të bëjnë ata, pasi të lënë postin e që vazhdojnë të mbajnë ende. Në rubrikën gossip e “New York Post”, qarkullon lajmi se
Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas medias prestigjioze amerikane, paratë që do të mblidhen nga shitja e autobiografisë do të jenë të gjitha të sajat, duke i dhënë një mundësi Zonjës së Parë në largim të fitojë diçka.
Projekti i Melanias për të shkruar kujtimet e saj në letër duket se ka gjetur dhe mbështetjen e presidentit Donald Trump.
Emri i Melanias është duke u lakuar shumë kohët e fundit pasi Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe shumë e konsiderojnë atë në prag të një divorci multimilioner.