Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Dimitrov thotë se Shkupi do t’i vazhdojë bisedimet me Sofjen, por jo edhe për identitetin dhe gjuhën. Në intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, Dimitrov përsëriti se çështja duhet zgjidhur me multiperspektivë, duke paralajmëruar se gjithsesi vendi do të fokusohet në reforma.
 

Ne edhe më tej do të flasim me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Ajo është pjesë e një procesi historik, dhe jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit. Mirëpo Sofja nëse nuk tërhiqet do të duhet të gjejmë mënyra të reja se si do ta evropianizojmë vendin tonë – tha Nikolla Dimitrov, Zv/kryeministër për Çështje Evropaine.

Shoqata e përkthyesve kundërshtoi ashpër mohimin e gjuhës maqedonase dhe iu apeloi opinionit shkencor bullgar t’i përmbahen realitetit objektiv shkencor dhe klasifikimit të gjuhëve sllave.

Global

Ndaj vetos ka reaguar edhe Kryetarja e Komitetit për Stabilizim Asociim pranë Parlamentit Evropian, Fajon e cila tha se PE është i zhgënjyer nga Sofja. Tha se shtetet anëtare nuk mund ta tradhtojnë edhe një herë RMV-në, andaj janë të detyruara ta ndihmojnë gjetjen e një zgjidhjeje në frymën e dialogut dhe kthimin e besimit në procesin e zgjerimit.

Që t’ia hapë rrugën drejt BE-së, Sofja e kushtëzon Shkupin me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet.

T mobile In article [4]

Anesa SaliHu