Dhurata Dora është ndër këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare, që ka thyer edhe kufijtë shqiptarë me projektet unike.

Këngët e saj, përfshirë edhe bashkëpunimet tashmë po dëgjohen edhe në tregjet e huaja, ndërsa popullariteti i saj veç sa shkon e rritet.

Ndërkohë, ajo nuk po lë pa mbajtur të azhurnuar mijëra ndjekësit e saj, me postime nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Dhurata është parë duke pozuar nga kuzhina e veshur me robdishan rozë.

“Pite apo fli”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kjo paraqitje e saj ka qenë për t’u admiruar, pasi kishte kuruar secilin detaj tek dukja.