Italia ka mbyllur muajin nëntor me një numër në rritje të infektuarish e viktimash nga pandemia Covid 19 dhe pse 24 orët e fundit kanë regjistruar një përmirësim në krahasim me një ditë më parë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 377 të infektuar e 672 viktima e numri i të shëruarve është shumë më i lartë se numri i të infektuarve se një ditë më parë.

Numri më i ulët i rasteve pozitive të regjistruar sot shoqërohet nga një numër mjaft i ulët tamponesh të kryera në krahasim me një ditë më parë.

Janë kryer vetëm 130 524 tampone kur mesatarisht numri i tyre në 24 orët kapërcen mbi 200 mijë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 1.601.554 e i viktimave në 55.576.

Persona aktivë pozitivë nga Covid 19 në Itali janë 788.471 .

Janë regjistruar 23.004 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e tyre në 757.507.

Numri i pacientëve që kërkojnë kurim spitalor është 33187 e 3744( janë në terapi intensive.

Në ditën e sotme regjistrohen 9 pacientë më pak në repartet e terapisë intensive e 308 pacientë më shumë në repartet e terapisë intensive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 130524 tampone e deri më sot Italia ka kryer në nivel kombëtar 21 945 099 tampone.

Global