Reinier ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari i Borussia Dortmund është infektuar me Coronavirus. Talenti brazilian që është në pronësinë e Real Madrid por që luan për llogari të gjermanëve është asimptomatik.

Ai është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij dhe kësisoj do të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Club Brugge por dhe sfidës së fundjavës ndaj Koln në Bundesligë. Pritet të shihet se me kë do të zëvendësohet braziliani, ndërsa ky lajm ka qenë si “rrufe në qiell të hapur” për klubin gjerman.