Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 3-1 Salzburgun duke arritur kështu kualifikimin në Ligën e Kampioneve nga vendi i parë. Nga katër ndeshje, Bayern ka 12 pikë dhe me barazimin e Atleticos kundër Lokomotivës së Moskës, Bayernit i duhet vetëm konfirmimi për t’u kualifikuar si e para e Grupit A.

Bayern Munchen – Red Bull Salzburg 3-1

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 3-1 Salzburgun për ta vazhduar të jetë në vendin e parë në Grupin A të Ligës së Kampionëve edhe në xhiron e 4-të. Pjesa e parë filloi me dominim të Bayernit, por kampioni i Europës erdhi të goli vetëm në minutën e 41-të me anë të Lewandowskit që shënoi pas asistimit nga Muller. Në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe 3 gola. Fillimisht shënoi Bayern në minutën e 52-të dhe ishte një autogol i Wober, edhe pse fillimisht goli u regjistrua si i Coman. Në minutën e 68-të, Sane do ta trefishonte epërsinë, kurse sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane, Mërgim Berisha do të shënonte golin e nderit për Bayernin në minutën e 73-të. Bayern luajti me një lojtar më pak nga minuta e 66-të pasi që Roca u ndëshkua me të kuq. Bayern është në vend të parë me 12 pikë, gjashtë më shumë se Atletico Madrid që është në vendin e dytë me pesë pikë.

Atletico Madrid-Lokomotiva e Moskës 0-0

Atletico Madrid ka bërë një hap fallcë në ndeshjen e xhiros së katër të Grupit A të Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë kaloi pa shumë raste shënimi nga asnjëra skuadër. Në pjesën e dytë ishte Atletico që sulmoi dhe shënou një gol në minutën e 68-të. Koke shënoi por VAR e anuloi atë për shkak se nga xhirimet doli që ai ishte në pozitë jashtëloje. Ky barazim vështirëson kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampioneve të Atleticos pasi që ka vetëm pesë pikë dhe në ndeshjen e ardhshme ata do të presin në shtëpi Bayern Munchen.