Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit.

Lideri demokrat thekson se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.

MESAZHI I BASHËS
Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.
8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.
Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!