Prej vitesh, rrugët në fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit pas reshjeve të borës, bllokohen dhe në mungesë të makinerisë për pastrimin në kohë, banoren ngujohen nëpër shtëpi. Ata kërkojnë që Komuna e Tetovës të merr masa para kohe që bora mos t’i befasojë në mes të dimrit.

“ Asgjë nuk presim të përmirësohet, hiç asgjë. Prej komunës asnjëherë nuk kemi pritur diçka, rruga është katastrofë e prishur nuk bëhet asnjëherë. Asnjë dimër nuk janë angazhu si duhet dhe s`do angazhohen edhe këtë herë, nuk besoj ”.

“ Normal po, presim se çdo rrugë ka qenë me vështirësi, normal presim më mirë të kujdesen me pastrime e me gjitha ”.

“ Po dimri normal e bën të veten dhe ka ngrica ja. Por thonë se koha do jetë e mirë sivjet e do ia kalojmë disi ”.

Nga komuna nuk tregojnë se si do të veprojnë këtë dimër me rrugët në malësi, por thonë se nuk do të lejojnë të përsëriten problemet e viteve tjera.

T mobile In article [4]

” Për sivjet e kemi paraparë të mirëmbahen rrugët në 19 lokalitete. Kemi paraparë malësinë ta trajtojmë në formë pak më të veçantë shkaku i kushteve specifike të terrenit që janë atje që të mos na paraqiten probleme sikurse në vitet e kaluara ” – tha Shpëtim Denjalli. Sektori për veprimtari komunale.

Sektori për veprimtari komunale, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të ketë në dispozicion 6 milion denarë ndërsa janë angazhuar 19 ekskavatorë dhe maune për pastrim.