Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se është arritur marrëveshje me pronarët e klinikave private për shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre, pas shpalljes së gjendjes së krizës si pasojë e gjendjes me pandeminë Covid-19.

Filipçe tha se është arritur marrëveshje me pronarët e klinikave private “Sistina”, “Remedika” dhe “Zhan Mitrev”.

Fillimisht, pjesa e objektit të vjetër të “Sistinës” do të shndërrohet në Klinikë Infektive.

Global

“Kemi arritur marrëveshje për të shfrytëzuar objektin e vjetër të “Sisitina”, spitalin “Bogorodica e Vogël”, me çka do të sigurojmë kapacitet shtesë prej 100 krevateve”, tha Filipçe.

Sipas ministrit, për pacientët do të kujdeset ekip mjekësorë që do të sigurohet nga spitalet private ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga shteti.

T mobile In article [4]