Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar të hënën se ai do ta nominojë për Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Mayorkas është me prejardhje nga Kuba. Ai pritet të bëhet latinoamerikani i parë që do ta drejtojë këtë departament të rëndësishëm të SHBA-së, shkruan CBSNews, transmeton Klan Kosova.

Ish zyrtari i Administratës së Barack Obama, do të jetë emigranti i parë që merr post të sekretarit. Madje ai do ta drejtojë një prej departamenteve më me përgjegjësi, që është përgjegjës për kufijtë, sigurinë e transportit, sigurinë kibernetike, migracionin, reagimin në situata të katastrofave natyrore dhe funksione të tjera.

“Kur ish i ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kujdesën për familjen time dhe mua si refugjat. Tash jam nominuar për Sekretar të Sigurisë Kombëtare për të mbikëqyr mbrojtjen e të gjithë amerikanëve dhe atyre që largohen nga persekutimi në kërkim të një jetë më të mirë për veten dhe të afërmit e tyre”, ka shkruar Mayorkas në Twitter.

Global