Mahreshala Ali shpjegon se si nuk do të pranojë role filmike me skena seksi, pasi janë në kundërshtim me fenë e tij.

Ai është një aktor shumë i respektuar dhe dy herë fitues i “Academy Award”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Mahershala Ali foli me letra të hapura në lidhje me një aspekt të veçantë të qasjes së tij në aktrim këtë javë, kur ishte mysaifr në podcastin e “Common’s Mind Power Mixtape”.

Ylli i Moonlight, 46 vjeç, shpjegoi se simulimi i një skene dashurie do të ishte në kundërshtim me fenë e tij islame, e cila ka protokolle të rrepta kur bëhet fjalë për modestinë.

Ajo u shfaq kur Ali ishte duke diskutuar një nga rolet e tij të mëparshme të filmit, në filmin e 2008-ës “The Curious Case Of Benjamin Button”.

T mobile In article [4]

“Kështu që agjenti im i vjetër më thirri dhe më tha, “Mahershala, ti e ke pjesën”, – kujtoi ai.

“Dhe unë thashë, “Ka vetëm një gjë … Ekziston ajo skena seksi ku ata puthen … Nëse ka një skenë seksi, unë nuk mund ta bëj atë”, shtoi ai.

Ai më vonë tha: ‘Unë nuk bëj seks të simuluar’.

Sidoqoftë, Mahershala vazhdoi të aktronte në film dhe ai i shpjegoi Common se si regjisori i Benjamin Button, David Fincher arriti të ndërtonte skenën duke respektuar ende besimet e Aliut.

Aktori tha se më pastaj iu përshtatën skenat deri në pikën ku do ta respektojë fenë e tij.

Pas këtij filmi, Ali vazhdoi disa projekte të tjera, duke përfshirë paraqitjet televizive në Law & Order: Special Victims Unit, si dhe filmin aksion Predators.