Duke drejtuar një “Ford Fiesta”, i riu me origjinë shqiptare u përplas me një nga pemët anës rrugës përgjatë Matteotti, në Argenta.

Sipas informacioneve, përplasja ishte aq e fortë, sa drejtuesi i mjetit nuk arriti të mbijetonte.

Ai 22 vjeçari shqiptar, i identifikuar si Gevis Muhaj.

Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 14:30.

Sipas autoriteteve italiane, për arsye ende të panjohura, i riu humbi kontrollin e makinës dhe rrëshqiti përtej rrugës, duke u përplasur me një pemë.

Goditja ishte aq e dhunshme sa shkatërroi makinën thuajse totalisht. Ndërsa pas përplasjes së parë, mjeti u përplas me një tjetër pemë.

Ndërhyrja e ekipit zjarrfikës Portomaggiore ishte e nevojshme për të nxjerrë trupin e pajetë, midis llamarinave të makinës.

22-vjeçari jetonte në Itali bashkë me dy prindërit dhe motrën e tij.