Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët , Skender Rexhepi Zejd dhe Safije Sadiku – Shaini, sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, kanë realizuar takim lamtumirës me ambasadorin grek në vend, z. Dimitris Yannakakis.
Në takimin lamtumirës me ambasadorin grek, i cili këto ditë e përfundon mandatin e tij në Shkup, kryetari Gashi e falënderoi ambasadorin për rolin konstruktiv dhe inkurajues të shtetit grek në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja historike e Prespës mes dy shteteve fqinje mbetet të jetë preambula jonë e së ardhmes së përbashkët europiane.