Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar shqiptarët për festën e Flamurit.

Mustafa ka thënë se kjo ditë e krenarisë i bashkon të gjithën me trashëgiminë e vlerave kombëtare dhe shtetërore, transmeton Klan Kosova.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!”

“Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.