Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa dhe njëherit edhe ministër i bujqësisë, Arjanit Hoxha përmes facebook ka dërguar kritika të ashpëra ndaj kreut të Alternativës, Afrim Gashit, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin “ClickPlus”.

“Nuk i takon të flet për ekstremizëm fetar një person (në rastin konkret një palaço-kryetar sekti) të cilit i është anuluar viza Amerikane dhe i cili ka qenë në kontroll të rregullt çdo herë që e ka kaluar kufirin si dhe ka patur lidhje familjare me persona që janë evidentuar si ekstremistë në luftrat jashta teritorit të Maqedonisë së Veriut. E kur jemi te sinonimi i turpit, mjafton të shohim personin në fjalë në ekranet televizive”, ka shkruar Arjanit Hoxha.