Zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani vlerëson se masat mbrojtëse kundër Covidit-19 duhet të rishikohen, duke theksuar për nevojën e masave shtesë, për shkak të shifrave alaramante të ditëve të fundit. Mirëpo nuk zbuloi se për çfarë masa bëhet fjalë dhe kur do të meren. Ai konfirmoi se shifrat e larta kanë bërë që edhe kapacitete spitalore për trajtimin e të prekurve me Covid-19 në mbarë vendit, po mbushen me shpejtësi.

Ilir Hasani, zv/ ministër i Shëndetësisë

“Masat janë adekuade për numrat e të infektuarëve dhe ne gjithmonë mundohemi që ta gjejmë atë minimumin e artë të masave restriktive dhe mjaftë jo popullore, të cilat ne i marim. Por, Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë në mënyrë vigjilente i ndjek të dhënat dhe informacionet që vijnë nga tereni dhe gjithashtu informacionet që vijnë nga spitalet e shtetit dhe tashmë ka informacione ku shihet sespitalet kanë filluar të mbushen dhe madje po mbushen me shpejtësi. Po, masat duhet të rishikohen, por kur dhe si do të bëhet kjo varet nga informacionet e brendshme”.

Në këtë situatë Hasani tha se i kanë dy opsione, të bëjnë reduktimin e pacientëve nëpër spitalet tjera dhe të krijojnë hapsirë për pacientët që janë me Covid si dhe vendosja në funksion edhe e 16 qendrave për trajtimin e personave me koronavirus.

Ilir Hasani, zv/ ministër i Shëndetësisë

T mobile In article [4]

“Rritja e numrit të pacientëve është evidente. Ne qysh edhe më parë, në sezonën e parë që e kishim rritjen e parë të Covid-it kemi marrë masa për reduktimin e pacientëve nëpër spitalet tjera dhe kemi bërë hapsirë për pacientët që janë me Covid. Në të njejtën kohë, punojmë intenzivisht që këto 16 qendra të Covidit, të cilat janë premtuar edhe më herët, të realizohen dhe nuk janë realizuar deri tash për shkaqe teknike, të cilat i dijmë edhe më herët ne, kështu që dy alternativa dalëse nga situata që po na pret në të ardhmen e afërt”.

Vendi ynë një ditë më parë shënoi edhe një rekord të ri të të prekurve me koronavirus për një ditë. U regjistruan 641 raste të reja për 24 orë.