Ish-sulmuesi i Interit, Kristiano Vieri, pas ndeshjes në mes Juventusit dhe Barcelonës, është shprehur se Lionel Mesi është Herri Poter i futbollit, në kuptimin e një magjistari. Ndër të tjera, Vieri theksoi se kur ai të tërhiqet do ta hedh televizorin.

Mesi është një magjistar, Herri Poter i futbollit. Kur ai të ndaloj së luajturi, do ta hedh televizorin. Nuk do të punoj më në televizion, do të filloj të shoh Netflix, kështu do të bëj. Kur ai të tërhiqet, atëherë nuk do të ketë më asgjë për të parë”, u shpreh Vieri