Anija e kërkimit për hidrokarbure “Oruç Reis” gjendet të Egjeun Lindor duke lundruar mes ujërave greke dhe atyre ndërkombëtare.

Sëfundmi, “Oruç Reis” bashkë me anijet që e shoqërojnë kanë lundruar në drejtim të jug-lindjes në drejtim të Egjiptit në një kurs të padeklaruar duke rritur edhe më tepër tensionet në rajon.

Turqia dhe Egjiptit janë në marrëdhënie të ngrira që prej vitit 2014, kur në pushtet erdhi Al Sisi duke rrëzuar islamistët e “Vëllazërisë Muslimane” që mbështeteshin nga Erdogani.

Global

Mediat greke raportojnë se marina e tyre është bërë gati që të “ndërmarrë çdo masë të nevojshme nëse anijet turke futen në brendësi të ujërave të tyre territoriale”.

T mobile In article [4]