Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump edhe njëherë është deklaruar për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në një tubim që ka mbajtur në Nebraska gjatë fjalimit të tij foli derisa ishte duke folur për nominimin për çmimin Nobel ka folur edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Global

Me ç’rast Trump thotë se ka ndalur luftën 400 vjeçare mes të dyja vendeve. Ai thekson se dy muaj më parë të dy palët ajo e kosovare dhe serbe ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri tjetrin.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se të dyja palët, para dy muajve ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin.

T mobile In article [4]

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme, sikurse mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.